top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR SHËN GJIN-LEZHË: PAULIN ZEFI DHE ZHAKLINA HYSA MBETËN TË VDEKUR | 1 I ARRESTUAR.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor Shën Gjin-Lezhë.

 

Për pasojë mbeti i vdekur z. Paulin Zefi.

E plagosur mbeti znj. Zhaklina Hysa, e cila, u transportua në gjendje të rëndë te spitali i Traumës në Tiranë, por, pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo nuk mundi të mbijetojë.

 

Njoftim | Lezhë/Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. D., 25 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.

 

Nga përplasja e kamionit që drejtonte shtetasi Gj. D. me automjetin që drejtonte shtetasi P. Z., 30 vjeç, humbi jetën në vendngjarje 30-vjeçari dhe u dëmtua rëndë pasagjerja në automjetin e tij, shtetasja Zh. H., 40 vjeçe, e cila ka humbur jetën në spital.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Kommentare

Mit 0 von 5 Sternen bewertet.
Noch keine Ratings

Rating hinzufügen
bottom of page