AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR “POGRADEC-QAFË THANË” NË AFËRSI TË FSHATIT POJSKË | VDIQ MARTIN KASTRIOTI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 11, 2024
- 1 min read

Pogradec, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” në afërsi të fshatit Pojskë.
I vdekur mbeti z. Martin Kastrioti.
Rreth orës 08:30 automjeti tip “Volswagen” i cili drejtohej nga z. Kastrioti u përplas me automjetin tip “Peugeot”.
Si pasojë e aksidentit automobilistik mbeti i lënduar një qytetar dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet.
Për nxjerrjen e trupit të viktimës u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikësve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments