AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR “PEQIN-ELBASAN” (NË DALJE TË QYTETIT TË PEQINIT) | 2 TË PLAGOSUR; NË SPITAL PËR JETË A VDEKJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 4
- 1 min read

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:
1- Një aksident automobilistik ngjau rreth orës 14:05, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, në dalje të qytetit të Peqinit.
Dy automjete u përplasën mes tyre.
Dy veta mbetën të plagosur rëndë.
U dërguan në spitalin rajonal, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Σχόλια