top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR “KORÇË-POGRADEC” TEK VENDI I QUAJTUR “LAPIDARI” NË AFERSI TË FSHATIT PODGORIE | VDIQ AUREL ÇIPI NGA POGRADECI.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Pogradec, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, tek vendi i quajtur “Lapidari”, në afersi të fshatit Podgorie.

 

Një automjet tip “BMW” është përplasur me një automjet tjetër tip “Audi”.

 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes shofer i mjetit “BMW”, z. Aurel Çipi, me moshë 28 vjeç, nga Pogradeci.

 

Ai ka mbetur i bllokuar brenda automjetit të tij, teksa shërbimit zjarrfikës të Maliqit i janë dashur mbi një orë për ta nxjerrë trupin nga makina.

 

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur dhe drejtuesi tjetër i mjetit “Audi”, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, përplasja mes dy mjeteve ka qenë shumë e fortë, ku një prej automjeteve është shkatërruar plotësisht.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page