Berat, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor kombëtar Berat-Dimal, në fshatin Moravë.
Drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” doli nga rruga.
Nuk pati viktima.
Strukturat vendore të Policisë së shtetit pohuan aksidentin automobilistik dhe bënë me dije se automjeti “Mercedes-Benz” me targa KV3378B dyshohet se në shpejtësi ka parakaluar në mënyrë të gabuar mjetin “Toyota Corola”, me targa AB527IL.
Në tentativë për të shmangur përplasjen, drejtuesi i këtij të fundit ka kryer manovër duke rënë në kanalin anash rrugës, siç shihet edhe nga pamjet.
Policia Rrugore po kryen këqyrjen e vendngjarjes dhe pret ekspertimin auto-teknik, teksa drejtuesi i mjetit “Benz” u mor nën hetim për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe po i nënshtrohet gjithashtu testit të alkoolit dhe atij të drogës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments