Fshati Kurdari, Burrel, Shqipëri | Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor Burrel-Klos.
Si pasojë mbeti i vdekur z. Leonard Doçi, i cili, po qarkullonte në këmbë nga fshati Kurdari për në drejtim të aksit rrugor kombëtar Klos-Burrel.
Ai u aksidentua nga një automjet që drejtohej nga z. Ergis Selimi.
Z. Doçi u dërgua me urgjencë për në spitalin e Burrelit por për shkak të plagëve vdiq.
Z. Selimi u shoqërua në Komisariatin e Policisë së Shtetit në Mat.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント