AKSIDENT AUTOMOBILISTIK I TREFISHTË NË KORÇË: U SHOQËRUA NË POLICI NJË NGA DREJTUESIT E AUTOMJETEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 2, 2024
- 1 min read
Korçë, Shqipëri | Tre (3) automjete u përfshinë në një aksident automobilistik në afërsi të shkollës profesionale mekanike, në Korçë.
Aksidenti automobilistik ngjau për shkak të manovrës së gabuar të njërit prej automjeteve.
Rruga përgjatë parkut “Rinia” nuk lejon parakalimin e automjeteve për shkak të ngushtësisë së saj.
Nga përplasja e automjeteve ka dëme të shumta materiale.
Policia ka shoqëruar në komisariat njërin nga drejtuesin e automjeteve për të sqaruar më shumë rrethanat e këtij aksidenti automobilistik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
留言