AKSI RRUGOR “MAMURRAS-KASHAR”; THUMANË | U ARRESTUAN ENEA TAHIRI DHE BESNIK SHABANI: U KAPËN ME 60 KG HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 20
- 2 min read

Aksi rrugor “Mamurras-Kashar”, Thumanë, Shqipëri | Strukturat e Posaçme të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Enea Tahiri, me moshë 37 vjeç.
2- Z. Besnik Shabani, me moshë 48 vjeç (të dy banues në Tiranë).
Ata u kapën me 60 kg hashash.
Njoftim | Finalizohet operacioni i koduar “Interruption 3”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.
U kapën në flagrancë duke transportuar me automjet, 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa (rreth 60 kg), vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen pakot me lëndë narkotike dhe automjeti.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka finalizuar një tjetër operacion për goditjen e tentativës për të shitur lëndë narkotike.
Si rezultat i operacionit të koduar “Interruption 3”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. T., 37 vjeç dhe B. Sh., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Mamurras-Kashar”, në Thumanë, një automjet me të cilin dyshohej se po transportohej lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin E. T. dhe pasagjer shtetasin B. Sh., shërbimet e Policisë kanë gjetur 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 60 kilogramë e 6 gramë, që dyshohet se po ata po e transportonin me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários