AKSI RRUGOR “LIBRAZHD-ELBASAN” | U ARRESTUA DRISEL BIÇAKU BANUES NË TIRANË: I PËRFSHIRË NË TRAFIKIMIN E 3 EMIGRANTËVE NGA PALESTINA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 6
- 1 min read

Elbasan, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Drisel Biçaku, me moshë 37 vjeç.
Njoftim | Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksi”.
U kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit, emigrantë nga Palestina, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 37-vjeçari.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
D. B., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Elbasan, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit, 3 emigrantë nga Palestina, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント