Shkodër, Shqipëri | Agjentura e krimit ordiner që vepron në Shkodër kanosi me armë zjarri z. Arlind Bushati, i cili, është djali i z. Xhemal Bushati, ky i fundit, ish-kandidat i z. Lulzim Basha për tu zgjedhur kryetar i Bashkisë së Shkodrës.
Kumtohet se individë ende të paidentifikuar që qarkullonin me motomjet i kanë drejtuar armën e zjarrit z. Bushati afër një lokali, në pedonalen e qytetit, ku gjendeshin shumë qytetarë.
Kumtohet se dorasit ishin të maskuar dhe me skafandra.
Njoftim | Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.
Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments