top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENTURA E KRIMIT ORDINER MBJELL TERROR NË POPULL: POLICIA I KA NGRITUR DUART PËRPJETË | DËSHMITARI: OBOBO, UNË THASHË SE NA ERDHI RUSI.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Pogradec, Shqipëri | Një dëshmitar i cili është banor te pallati ku u vendos lëndë plasëse, tha se: “Ora 2 e 5 ka qenë. Shpërthim i fuqishëm shumë, ne thamë ra pallati. Kur pashë nga penxherja e banjës pashë tym të zi atje. Pastrueset ishin ato që i hëngrën copat e tullave sepse qëlluan aty, po pastronin. Bërtitën ato pastrueset. Kaq pashë, erdhi policia dhe zjarrëfikset pastaj. Tmerr ishte thashë si ia bëjnë ata të Izraelit, Palestina. Obobo unë thashë se na erdhi rusi.

 

Z. Meardi Berberi, të cilit dyshohet se iu vendos lëndë plasëse është një subjekt me precedentë të theksuar kriminal.

 

Më 8 gusht të vitit 2020 ai konsiderohet si një nga organizatorët e sulmit të armatosur mbi hotel “Voloreka”.

 

Ai dyshohet se sëbashku me z. Ilir Berberi të jenë organizatorët e sulmit në Tushemisht, ku synohej të vritej djali i pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.

 

Për këtë ngjarje u arrestua personi që ka qëlluar drejt hotelit, z. Anterio Kaloshi. Ai kërkohej për shkak të sulmit të armatosur të ndodhur në muajin tetor të vitit 2017 - në Lushnjë - ku u vranë z. Zamir Latifi dhe z. Jurgen Hoxha.


 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page