top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENTI I SHËRBIMIT SEKRET KLINT (CLINT) HILL QË HIPI NË LIMUZINËN E ISH-PRESIDENTIT TË VRARË XHAN F. KENEDI (JOHN F. KENNEDY) VDIQ NË MOSHËN 93-VJEÇARE | GJITHË JETËN E KONSIDEROI VETEN FAJTOR.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Z. Klint (Clint) Hill, agjenti i Shërbimit Sekret që hipi në limuzinën e ish-presidentit të vrarë Xhan F. Kenedi (John F. Kennedy), ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

 

Këta lajm e raporton transmetuesi televiziv “CBS News”.

 

Ndërsa pak e dinë emrin e tij, imazhi i agjentit që zhytet në pjesën e pasme të makinës në një përpjekje të kotë për të mbrojtur presidentin tashmë të goditur në Dallas më 22 nëntor 1963, është i pashlyeshëm.

 

Z. Hill nuk u shërua kurrë nga atentati dhe vazhdoi të mbante fajin për dekada, aq sa u detyrua të tërhiqej nga Shërbimi Sekret.

 

Nëse do të kisha reaguar pak më shpejt, ndoshta do të mund të kisha... Do të jetoj me... Nuk e di... Mendoj. Do të jetoj me këtë derisa të vdes”, tha z. Hill i përlotur në një intervistë për transmetuesin televiziv “CBS”, në vitin 1975.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page