top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENTI I DYFISHTË LEGJENDAR OLEG GORDIEVSKI (GORDIEVSKY) VDIQ | AI ISHTE AGJENT I KGB-së POR U REKRUTUA NGA MI6-ta BRITANIKE; KUMTOHET SE PARANDALOI L3B.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 23
  • 3 min read

Londër, Britani e Madhe | Agjenti i KGB-së, Oleg Gordievski (Gordievsky), punoi fshehurazi për britanikët - dhe në këtë mënyrë mund të ketë parandaluar apokalipsin bërthamor.

 

Ai konsiderohej si një nga spiunët më të vlefshëm të Britanisë së Madhe, por tani ai ka vdekur.

 

Ai ishte dezertori sovjetik i rangut më të lartë.

 

Në atë kohë, pothuajse askush nuk e kuptoi se sa e rrezikshme ishte situata; në vitin 1983, pjesë të udhëheqjes sovjetike me sa duket ishin të bindura se Lufta e Tretë Botërore ishte e afërt.

 

Perëndimi, dukej se ishte gati të sulmonte me armë bërthamore. Nëse donte ta parandalonte këtë, Bashkimi Sovjetik duhej të godiste fillimisht.

 

Fakti që kjo nuk ndodhi është falë, ndër të tjera, për një njeri: për agjentin Oleg Gordievski.

 

Ai ishte agjent i KGB-së, por kishte vite që punonte fshehurazi për shërbimin sekret britanik.

 

Kur e kuptoi shkallën e rrezikshme në të cilën paranoja po arrinte në Moskë, ai informoi MI6-ën - dhe kështu siguroi që presidenti amerikan Ronald Reagan dhe kryeministrja britanike Margaret Theçër (Thatcher) të mësonin për rrezikun.

 

Historianët ende po debatojnë se sa afër Bashkimit Sovjetik iu afrua një goditje e parë.

 

Por Perëndimi reagoi: retorika e luftës u zbut me ngut dhe në vend që të fshihej në një bunker për qëllime stërvitore, presidenti Ragan bëri në mënyrë demonstrative një pushim të relaksuar në fermën e tij.

 

Dy vjet më vonë, MI6-ta e nxori agjentin Gordievski nga Bashkimi Sovjetik dhe e solli në Britani. Ai vdiq aty në fillim të këtij muaji.

 

I lindur në Moskë në vitin 1938, Gordievski iu bashkua KGB-së në fillim të viteve 1960 dhe shërbeu në Moskë, Kopenhagë dhe Londër, ku u bë shef i stacionit të KGB-së.

 

Ai ishte një nga disa agjentë sovjetikë që u zhgënjyen me ish-Bashkimin Sovjektik (BRSS) pas shtypjes së lëvizjes së lirisë së Pranverës së Pragës nga tanket e Moskës në vitin 1968 dhe u rekrutuan nga MI6-ta britanike në fillim të viteve 1970.

 

Më pas ai punoi si agjent i dyfishtë për më shumë se një dekadë dhe u konsiderua si një nga spiunët më të vlefshëm nga britanikët.

 

Është shumë e mundur që paralajmërimi i agjentit Gordievski të ketë kontribuar përfundimisht në iniciativën e presidentit Regan në vitin 1983 për të ulur tensionet bërthamore me Bashkimin Sovjetik.

 

Në vitin 1984, agjenti informoi udhëheqësin e ardhshëm sovjetik Mikhail Gorbaçov (Gorbachev) përpara vizitës së tij të parë në Britani - dhe gjithashtu informoi britanikët se si duhet t'i qaseshin Gorbaçovit me mendje reformuese.

 

Takimi i Gorbaçovit me kryeministren Margaret Theçër (Thatcher) ishte një sukses i madh.

 

Z. Ben Mekintaiër (Macintyre), autor i librit: “Spiuni dhe tradhtari”, për agjentin e dyfishtë, është i bindur se Gordievski arriti të inicojë fshehurazi fillimin e fundit të Luftës së Ftohtë.

 

Ai ishte dezertori sovjetik i rangut më të lartë.

 

Ai u tërhoq nga Londra në Moskë për këshillime në vitin 1985.

 

Edhe pse kishte frikë - me të drejtë - se roli i tij si agjent i dyfishtë ishte ekspozuar, ai u kthye.

 

Në Moskë, ai u drogua dhe u mor në pyetje, por nuk u akuzua - dhe arriti të dërgojë një sinjal shqetësimi të paracaktuar në MI6-të.

 

Britania e Madhe organizoi më pas një operacion spektakolar për ta nxjerrë atë nga Bashkimi Sovjetik në bagazhin e një makine.

 

Ai duhej të linte pas gruan dhe fëmijët në ish-Bashkimin Sovjetik.

 

Ai ishte spiuni i rangut më të lartë sovjetik që dezertoi gjatë Luftës së Ftohtë.

 

Dokumentet e deklasifikuara në vitin 2014 zbuluan se Britania e konsideronte agjentin Gordievski aq të vlefshëm sa kryeministrja Theçër (Thatcher) u përpoq të negocionte një marrëveshje me Moskën, sipas së cilës, nëse gruaja dhe vajzat e agjentetit Gordievski do të lejoheshin të bashkoheshin me të në Londër, Britania nuk do t'i dëbonte të gjithë agjentët e KGB-së që ai kishte ekspozuar.

 

Moska e refuzoi ofertën e kryeministres Theçër (Thatcher).

 

Në Rusi, agjenti Gordievski u dënua me vdekje për tradhti të lartë dhe familja e tij ishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme të KGB-së për gjashtë vjet, derisa u lejuan të bashkoheshin me të në Angli në vitin 1991.

 

Ai jetoi pjesën tjetër të jetës së tij nën mbrojtjen britanike në qytetin e qetë Godalming.

 

Në vitin 2007, Mbretëresha Elizabeta (Elizabeth) II e emëroi atë shoqërues të Urdhrit të Shën Majkëllit (Michael) dhe të Shën Gjergjit për shërbimet në sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar.

 

E njëjta medalje e mbajtur nga spiuni i trilluar britanik Xhemis (James) Bond.

 

Në vitin 2008, agjenti Gordievski pretendoi se ishte helmuar dhe ishte në koma për 34 orë.

 

Megjithatë, vdekja e tij, tash për tash nuk konsiderohet e dyshimtë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

コメント

5つ星のうち0と評価されています。
まだ評価がありません

評価を追加
bottom of page