AGJENCINË E KOMBEVE TË BASHKUARA PËR REFUGJATËT PALESTINEZË (UNRWA): SHUMË E VËSHTIRË TË SHPËRNDAHET NDIHMA NË GAZË PA OKB-në; NE NUK MARRIM PJESË NË ASNJË OPERACION NDIHME QË NUK ËSHTË I PAVARUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Aman, Jordani | Është shumë e vështirë të imagjinohet dërgimi i ndihmës humanitare në Gaza pa agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA), tha të premten një zëdhënës i organizatës.
“Është e pamundur të zëvendësohet UNRWA në një vend si Gaza. Ne jemi organizata më e madhe humanitare”, tha zëdhënësja Zhuliet Tuma (Juliette Touma), në një konferencë për shtyp në Aman.
Që nga 2 marsi, ndihma humanitare është ndaluar të hyjë në territorin palestinez, ku jetojnë 2.4 milionë njerëz.
Izraeli rifilloi ofensivën e tij më 18 mars.
Autoritetet izraelite thonë se bllokada synon të detyrojë Hamasin të lirojë pengjet që mbahen ende në Gaza pas sulmit të paprecedentë terrorist të lëvizjes islamiste më 7 tetor të vitit 2023.
Izraeli, i cili akuzon Hamasin për devijim të ndihmës, ka sugjeruar gjithashtu shpërndarjen e saj në qendrat e kontrolluara nga ushtria, një propozim i kritikuar gjerësisht nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat humanitare.
“Ne nuk do të marrim pjesë në asnjë operacion ndihme që nuk respekton parimet tona humanitare të pavarësisë, humanizmit dhe paanshmërisë”, tha të premten z. Rolando Gomez, një zëdhënës i OKB-së në Gjenevë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント