Teheran, Iran | Sipas Agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore (IAEA) Irani po rrit më tej stokun e tij të uraniumit shumë të pasuruar.
“Irani ka rritur rezervat e tij të uraniumit shumë të pasuruar në muajt e fundit, duke vazhduar të zgjerojë programin e tij bërthamor edhe pse mohon se dëshiron një bombë atomike”, sipas një raporti konfidencial nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), i konsultuar nga enti mediatik “AFP”.
Stoqet e materialit 60% të pasuruar, afër 90% i nevojshme për të zhvilluar një armë atomike, arritën në 164.7 kg më 17 gusht 2024 (krahasuar me 142.1 kg në muajin maj), ose të mjaftueshme për të prodhuar më shumë se tre bomba bërthamore sipas agjencisë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Opmerkingen