top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENCIA E SHBA-ës KUNDËR NARKOTIKËVE (DEA) U BËN THIRRJE QYTETARËVE TË NDERSHËM SHQIPTARË TË DENONCOJNË TREGTARËT E DROGËS | DROGA ËSHTË HELM; ATA JU HELMOJNË ME HELM; ATA JU VRASIN; DENONCOJINI!

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 22
  • 3 min read

Tiranë, Shqipëri | Linja e sinjalizimit të Agjencisë së ShBA-ës Kundër Narkotikëve është aktive.


DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov.


Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta.


Falënderimet tona për të gjithë ata individë që kanë dorëzuar të dhëna të besueshme që kanë mbështetur operacionet e DEA-s.


Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me të, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve të të dy vendeve tona dhe parandalimin e hyrjes së drogave të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftimin zyrtar të botuar në profilin e ambasadës së ShBA-ës në Republikën e Shqipërisë, në rrjetin social virtual Facebook.


Koment nga drejtori i Informacionit i Agjencisë Telegrafike Vox (Voks) Erton Duka | Çdo qytetar i ndershën shqiptar do të duhet ta dijë se DEA amerikane u ka punuar qindin tregtarëve të drogës në mbarë planetin.


Të njëjtën gjë dëshiron të bëjë edhe me tregtarët shqiptarë të drogës - t’i bëjë që të mos gjejnë vrimë ku të hynë; t'i bëjë që të mallkojnë ditën që kanë lindur; t'i bëjë që të pështyjnë qumshtin e nënës.


DEA amerikane as shitet e as blihet siç janë shitur dhe shiten 90% e atyre që në Republikën e Shqipërisë kanë ushtruar apo ushtrojnë funksione në Pushtetin Gjyqësor, në Policinë e Shtetit apo në Shërbimin e Fshehtë, të cilët/at, janë shitur dhe po shiten ende si të ishin prostituta dhe si të ishin lavire rrugësh, nga ato që shkërdhehen me 10 € apo 10 $ duke lejuar që Shqipëria të mbushet me drogë.


Ashtu sikundër e dini, nëpër shkollat publike laike (duke filluar nga ato të ciklit të ulët) gëlon droga (kjo është arseja se përse ata që në Shqipëri kanë pare dhe pushtet nuk i dërgojnë fëmijët e tyre të mësojnë nëpër shkollat publike laike).


E gjithë klasa politike sunduese gjakpirëse shqiptare merr pjesën (hisen) e saj nga fitimet që gjeneron Agjentura shqiptare e Krimit Ordiner nga tregtia kombëtare dhe ndërkombëtare e drogës.


Ashtu sikundër e dini, janë me mijëra e mijëra familje në Shqipëri të cilat janë shpartalluara nga droga.


Vetëm ata prindër, vëllezër, motra dhe gjyshër e dinë se çfarë tmerri dhe çfarë makthi i përditshëm është të kesh në shtëpi një narkoman (përdorues droge).


Agjentura shqiptare e Krimit Ordiner ka si synim që të krijojë një shtresë shoqërore narkomanësh aktivë që të arrijë në shifrën e treqind mijë (300000) personave.


Kjo do të thotë kërkesë e pafundme për drogë dhe për pasojë fitime financiare të pafundme dhe të garantuara për të.


Nga ana tjetër, kjo do të thotë mjerim, falimentim dhe rrënim total për treqind mijë (300000) familje shqiptare.


Një nga ato familje mund të jetë edhe ajo ku bën pjesë ti, ose ti, ose ti tjetri/a, ose ti tjetri/a që zgërdhihesh me ironi ndërkohë që je duke lexuar këto rreshta, çdokush prej jush, askush nga ju nuk është i imunizuar nga droga, që të gjithë jeni nën rrezik të përhershëm nga droga, nga mundësia se ajo mund të penetrojë te familjet tuaja, duke ju helmuar fëmijët, motrat dhe vëllezërit dhe cilindo tjetër që ua do zemra apo shpirti.


Prandaj, nga sa më sipër, mos hesht!

Ky është rasti yt!

Shtjer!

Bjeru fundërrinave të drogës! Tregtarët e drogës janë qeniet më të neveritshme dhe më të degjeneruara që mban toka, janë llumi i llumit të shoqërisë!


Denoncoi!


Nqs ke informacion penal që lidhet me tregtinë e drogës në lagjen tënde, në fshatin tënd, në qytetin tënd, në qarkun tënd, në krahinën tënde, atëhere, hidhe në shesh.


Fjala jote vlen shumë, shumë më tepër seç mund ta imagjinosh.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page