top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

AGJENCIA E MBIKQYRJES POLICORE SHKUNDI AEROPORTIN E RINASIT | EMRAT E POLICËVE 1 PËR 1.

Tiranë, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar urdhërarestet e lëshuara nga Prokuroria e Tiranës, ndaj zyrtarëve që ushtrojnë funksione policore në Rinas.

 

Njoftim | Sot më datë 03.06.2024 Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë, ka ekzeketuar masat e sigurimit të caktuara në Vendimin Nr. 1417 datë 03.06.2024 të Gjykatës së Shkallës Parë të Jurisiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si më poshtë:

 

“Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penal.

 

➢ Inspektor Briken Tereziu, i dtl 08.03.1985, me nr personal I50308108R, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” 259 dhe 248 të K.Penal (Shpallur në kërkim);

 

➢ Shtetasi Eneo Sulejamanaj, i biri i Leonard dhe Natasha, i dtl 20.06.1995, me nr personal J50620086G, lindur në Fratar Fier dhe banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i K.Penal;

 

“Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale;

 

➢ Inspektor Sokol Xhika, i datëlindjes 05.07.1992, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

 

➢ Inspektor Ermal Mesi, i dtl 07.08.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

 

➢ Inspektor Aris Drini, i dtl 03.12.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

 

“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale;

 

➢ Inspektor Ylli Prençi, i dtl 19.02.1997, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

 

➢ Inspektor Rei Shenjtolli, i dtl 13.05.1998, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

 

➢ Inspektor Enkis Aliaj, i dtl 23.07.1991, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, , i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

 

➢ Inspektor Argil Hasa, i dtl 25.01.1994, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal;

 

Po kështu, aktualisht vazhdojnë hetimet edhe në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës policie të tjerë, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor: Seksioni i kufirit, ne Komisariatin e Policise Kufitare Aeroporti Rinas, të dyshuar të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal.

 

Caktimi masave të sigurimit personal ndaj shtetasve të sipërcituar, u bë i mundur si rezultat i hetimeve disa mujore të zhvilluara nën drejtimin e Prokuorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tirasnë, duke aplikuar edhe metoda speciale të hetimit, nëpërmjet të cilave u siguruan prova dhe fakte për implikimin e tyre në veprimtari të kundraligjshme.

 

Konkretisht, për periudhën Mars 2023- Mars 2024, shtetasi Enea Sulejmani, posedues i një agjensie turistike “Bus Albania”, me objekt veprimtarie ndër të tjera edhe “tregtim të biletave të avionit” mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas, Inspektor Briken Tereziu, të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, rast pas rasti, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.

 

Vijojnë hetimet për identifikimin e punonjësve dhe shtetasve të tjerë të përfshirë në veprat penale korrupsion aktiv dhe pasiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page