top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENCIA E MBIKQYRJES POLICORE ARRESTOI KATËR PUNONJËS TË POLICISË SË SHTETIT NË SHKODËR: MARTE MARTINI; JULIAN STERKAJ; BLERIM KURMEKAJ; VIKTOR LOGU | AKUZOHEN SE LEJUAN PERSONIN E TRETË TË LARGOHEJ.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Shkodër, Shqipëri | Agjencia e Mbikqyrjes Policor (dega rajonale) arrestoi katër punonjës të Policisë së Shtetit:

1- Znj. Marte Martini.

2- Z. Julian Sterkaj.

3- Z. Blerim Kurmekaj.

4- Z. Viktor Logu.

 

Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” në lidhje me sulmin me armë zjarri të ndodhur në datën 30 tetor 2024.

 

Arrestimi i tyre u krye në orët e para të mëngjesit.

 

Ata akuzohen se nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy viktimat e sulmit të armatosur, z. Hamza Lici, z. Arlind Bushati, dhe bashkëshortët Bashkim dhe Flutura Basha.

 

Njoftim | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka ekzekutuar  Urdhërat e ndalimit caktuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ndaj 4 punonjësve të policisë, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre “ pasi nuk kanë rrespektuar procedurat standarde të “Sigurimit të vendit të ngjarjes” dhe shoqërimit për identifikim të personave të gjetur në vendin e ngjarjes.

 

Inspektor B. K., dhe V.L., përkatësisht 45 dhe 33 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme e Forcës së Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër.

 

Inspektor J. S., dhe M.M., përkatësisht 31 dhe 33 vjeç me detyrë Trupë Shërbimi në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër.

 

Urdhëri i ndalimit vjen pas referimit të bërë nga Drejtoria Rajonale e AMP – së, në lidhje me ngjarjen kriminale të datës 30 tetor, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit tip Benz S-Class, në të cilin udhëtonin shtetasit H. L., dhe A. B., si dhe një person tjeter i paidentifikuar, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page