top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE PËRJASHTOI NGA RADHËT E SAJ REGINA OMERIN DHE KUSHTRIM SELIMIN.

Tiranë, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore përjashtoi nga radhët e saj:

1- Znj. Regina Omeri (e cila është arrestuar).

2- Z. Kushtrim Selimi (i cili është në kërkim policor).


Ata akuzohen se janë të përfshirë në veprimtari kriminale që parashtrohet në artikullin e mëposhtëm të botuar nga Agjencia Telegrafike Vox (Voks).👇


Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së shtetit arrestuan:

1- Z. Ervis Hasanaga, me moshë 35 vjeç, me profesion gazetar.

2- Znj. Regina (Rexhina) Omeri, 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës.

 

Në kërkim policor u shpall:

1- Z. Kushtrim Selimi, me moshë 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

 

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Antonimet”.

 

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti.

 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularë.

 

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.