AGJENCIA E LAJMEVE WAFA: PËRPLASJE TË RËNDA MIDIS NJERËZVE TË ARMATOSUR DHE IDF-së NË JENIN | NË DITËN E KATËRT TË OPERACIONIT ANTITERROR NË BREGUN PERËNDIMOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 31, 2024
- 1 min read
Jenin | Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raporton përleshje të rënda midis njerëzve të armatosur dhe trupave izraelite në qytetin Jenin, të Bregut Perëndimor.
Dëshmitarët thanë se përforcime të tjera ushtarake u dërguan në kampin e refugjatëve Jenin, ku trupat kryen kontrolle në disa shtëpi në lagjet e kampit të refugjatëve.
Sipas burimeve të agjencisë Wafa, IDF-ja shkatërroi struktura të shumta në lagjen lindore të qytetit, duke shkaktuar dëme serioze në rrjetet e energjisë elektrike dhe të ujit.
Për momentin nuk ka asnjë koment nga ushtria izraelite për ditën e katërt të operacionit antiterror në Bregun Perëndimor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments