AGJENCIA E LAJMEVE ROJTËRS (REUTERS): PUTINI DËSHIRON TË NDALOJË ZGJERIMIN E NATO-s NË LINDJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 28
- 2 min read

Otavë, Kanada | “Ndër kushtet e presidentit Vladimir Putin për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë është një kërkesë që udhëheqësit perëndimorë të bëjnë një angazhim me shkrim për të ndaluar zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe për të hequr disa sanksione ndaj Rusisë”.
Agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters) e shkruan këtë në një artikull ekskluziv në faqen e saj të internetit.
“Putini është gati të bëjë paqe, por jo me çdo çmim”, tha një burim i lartë rus.
Tre burime ruse i thanë agjencisë së lajmeve Rojtërs (Reuters) se presidenti Putin dëshiron një angazhim me shkrim nga fuqitë e mëdha perëndimore për të mos zgjeruar aleancën e NATO-s, gjë që përbën përjashtimin formal të anëtarësimit për Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.
“Rusia dëshiron gjithashtu neutralitetin e Ukrainës, heqjen e disa sanksioneve perëndimore, një zgjidhje të çështjes së aseteve sovrane të ngrira ruse në Perëndim dhe mbrojtjen e rusishtfolësve në Ukrainë”, thanë të tre burimet për agjencinë e lajmeve në fjalë.
Burimi i parë tha se nëse presidenti Putin e kupton se nuk është në gjendje të arrijë një marrëveshje paqeje sipas kushteve të tij, ai do të përpiqet t'u provojë ukrainasve dhe evropianëve me fitore ushtarake se paqja e nesërme do të jetë edhe më e dhimbshme.
Moska e kupton që presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) dëshiron një zgjidhje të shpejtë për konfliktin në Ukrainë, por, interesat kombëtare të Rusisë janë mbi çdo gjë tjetër.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri (Dmitry) Peskov, e tha këtë në përgjigje të presidentit amerikan, i cili, dje akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se po luan me zjarrin.
Një takim personal midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Vladimir Zelensky mund të zhvillohet vetëm pas marrëveshjeve specifike mbi temat në diskutim.
Zëdhënësi Peskov tha këtë, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka bërë thirrje për një samit trepalësh me Presidentin e ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Presidentin rus Vladimir Putin, në një përpjekje për ta detyruar Moskën të bjerë dakord për një armëpushim.
“Nëse Putini nuk ndihet rehat me një takim dypalësh, ose nëse të gjithë duan që të jetë një takim trepalësh, nuk më vjen keq. Jam gati për çdo format”, tha presidenti Zelenski në komentet e publikuara sot.
Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se do të donte shumë që presidenti Tramp (Trump) të godiste sektorin bankar dhe atë të energjisë të Rusisë me një paketë sanksionesh të ashpra, në përgjigje të një vale sulmesh ajrore ruse dhe refuzimit të Moskës për të rënë dakord për një armëpushim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments