top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENCIA E LAJMEVE ROJTËRS (REUTERS): KREMLINI ËSHTË MOSBESUES (SKEPTIK) PËR ARMËPUSHIMIN MES PALËVE NDËRLUFTUESE; PUTINI KËRKON GARANCI SEPSE PRETENDON SE KA PËRPARËSI NË TERREN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 12
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Ka një kujdes të përzier me skepticizëm në Moskë në lidhje me propozimin për një armëpushim 30-ditor që doli dje nga bisedimet në Xhedah (Jeddah), të Arabisë Saudite.

 

Burimet ruse i thanë agjencisë së lajmeve Rojtërs (Reuters), se çdo marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të duhet të marrë parasysh përparimin e Rusisë dhe të adresojë shqetësimet e Moskës.

 

Një burim i lartë rus tha se Vladimir Putin do të kishte vështirësi të pranonte idenë e një armëpushimi pa diskutuar kushtet dhe pa marrë një lloj garancie.

 

Putini ka një pozicion të fortë sepse Rusia po përparon”, shpjegon burimi rus.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page