top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AGJENCIA ARGJENTINASE E LAJMEVE TELAM E THEMELUAR NË VITIN 1945 U MBYLL PËRGJITHMONË: U SHPËRBË NË SUBJEKTE TË NDRYSHËM.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Buenos Aries, Argjentinë | Zëdhënësi i presidentit argjentinas Manuel Adorni njoftoi se agjencia shtetërore e lajmeve Télam - e themeluar në vitin 1945 - ka pushuar së ekzistuari si e tillë, për t'u shndërruar në subjekte që do të kenë emra të ndryshëm.

 

Gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme z. Adorni pohoi se Télam, siç e dinim, ka pushuar së ekzistuari, më pas duke publikuar në llogarinë e tij X një fragment të dekretit nga i cili del se në të ardhmen do të krijohen dy kompani, njëra për shpërndarjen e reklamave dhe një e dytë me karakter informativ.

 

Njoftimi për mbylljen e agjencisë u bë më 1 mars 2024, me pezullimin e menjëhershëm të transmetimeve dhe errësimin e portalit, të cilit punonjësit iu përgjigjën duke krijuar një agjenci paralele të quajtur “Somos Telam” (Ne jemi Telam) e cila funksionon ekskluzivisht përmes një faqeje online.

 

Dekreti i firmosur nga presidenti Javier Milei tregon se në të ardhmen e afërt do të fillojë të funksionojë një agjenci reklamash, me 90 punonjës, e cila do të quhet Apesa dhe që do të zërë selinë tradicionale të Bolívar 531, në Buenos Aires.

 

Për më tepër, 150 gazetarë nga 700, duket se do të përdoren për të operuar një agjenci të re lajmesh në redaksinë e Avenida Belgrano 347, me një emër që ende nuk është komunikuar, por që sigurisht nuk do të jetë Telam.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page