AFRIKË E JUGUT | SOT ISHTE DITA E FUNDIT E SAMITIT TË G20-ës PËR MJEDISIN DHE QËNDRUESHMËRINË KLIMATIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 18
- 1 min read

Keip Taun (Cape Town), Afrikë e Jugut | Ka përfunduar dita e dytë dhe e fundit e Takimit Ministror të G20-ës për Mjedisin dhe Qëndrueshmërinë Klimatike, i kryesuar nga Afrika e Jugut.
Takimi rezultoi në miratimin e dy dokumenteve të rëndësishme.
1- “Deklarata Ministrore e Keiptaunit mbi Krimet që Ndikojnë në Mjedis”.
2- “Deklarata Ministrore e Keiptaunit mbi Cilësinë e Ajrit”, një Përmbledhje e Kryetarit që përmbledh progresin e bërë në gjashtë prioritetet tematike të identifikuara nga Presidenca.
Takimi riafirmoi angazhimin e përbashkët për integrimin e mbrojtjes së mjedisit në politikat e zhvillimit, duke promovuar një qasje të bazuar në solidaritet, barazi dhe qëndrueshmëri.
Deklaratat e Keiptaunit shënojnë një pikë kthese për bashkëpunimin shumëpalësh.
Deklarata mbi krimet mjedisore njeh se mbrojtja e ekosistemeve është e lidhur pazgjidhshmërisht me drejtësinë dhe sundimin e ligjit.
Deklarata mbi cilësinë e ajrit pohon se e drejta për të marrë frymë ajër të pastër është një e drejtë themelore e njeriut.
Rezultatet e punimeve tani do t'u përcillen Udhëheqësve të G20-ës, të cilët, do të takohen në Johanesburg, më 22-23 nëntor të vitit 2025, për të përfshirë përfundimet në dokumentin përfundimtar të Presidencës së Afrikës së Jugut para dorëzimit të tij në Shtetet e Bashkuara, të cilat, do të mbajnë presidencën e G20-ës së ardhshëme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments