top of page
E BARDHË SHIRIT.png

AFRIKË E JUGUT : DEMONSTRATA PRO-PALESTINEZE NË KEIP TAUN (CAPE TOWN) PËR TË PËRKUJTUAR SULMIN TERRORIST TË 7 TETORIT 2023 KUNDËR POPULLSISË CIVILE IZRAELITE.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Keip Taun, Afrikë e Jugut | Qindra njerëz demonstruan në Keip Taun (Cape Town), duke valëvitur flamujt palestinezë dhe duke brohoritur slogane kundër Izraelit përpara përvjetorit të parë të sulmit terrorist të Hamasit mbi shtetin hebre, më 7 tetor 2023.

 

Protestuesit, shumë prej të cilëve mbanin keffiyeh, një simbol i luftës palestineze, vringëllinin tabela që akuzonin Izraelin për gjenocid dhe racizëm.

 

Duke thirrur “Izraeli është një shtet racist” dhe “Ne jemi të gjithë palestinezë”, ata marshuan drejt Parlamentit të Afrikës së Jugut.

 

Disa protestues mbanin pankarta me slogane si “Ne jemi të gjithë Hamasi” ose “Zionizmi është racizëm”.

 

Disa pjesëmarrës shprehën mbështetjen e tyre për ankesën që qeveria e Afrikës së Jugut ka paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke argumentuar se ofensiva izraelite në Gaza shkel Konventën e OKB-së të vitit 1948 mbi gjenocidin.

 

Znj. Linelle Arendse, një protestuese e intervistuar nga faqja e internetit News24, tha: “Jam e tronditur nga Izraeli, nga gjenocidi dhe sulmet kundër njerëzve të pafajshëm, fëmijëve... dhe tani edhe kundër Libanit”.

 

Shumë afrikano-jugorë shohin një paralele midis politikës së Izraelit ndaj palestinezëve dhe aparteidit të Afrikës së Jugut.

 

Z. Shafiek Barnes tha gjithashtu për News24: “Unë e kam jetuar luftën kundër aparteidit, kështu që e kuptoj dhimbjen e palestinezëve dhe libanezëve. Unë jam këtu sepse jam musliman dhe e kuptoj dhimbjen e tyre”.

 

Organizatorët e demonstratës i dorëzuan një memorandum Parlamentit, duke i bërë thirrje qeverisë që të zbatonte në Izrael Konventën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara të vitit 1973 për Eliminimin e Aparteidit që Afrika e Jugut (Pretoria) nënshkroi majin e kaluar.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page