
Kabul, Afganistan | Të paktën 29 veta kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe stuhitë me breshër në jugperëndim të Afganistanit.
Këtë e bëjnë të ditur autoritetet lokale.
“Në rajonin e Farahut, 21 veta vdiqën dhe gjashtë u plagosën për shkak të breshrit”, tha z. Mohammed Israel Sayar, kreu i departamentit provincial të menaxhimit të fatkeqësive.
Organizata gjithashtu regjistroi vdekjen e tetë grave dhe fëmijëve për shkak të përmbytjeve në provincën Kandahar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
コメント