AEROPORTI RINAS: U ARRESTUA NIHAT OEZBEK I KËRKUAR NGA EUROPOL-i | AKUZOHET SI KREU I NJË GRUPI KRIMINAL QË DREJTONTE TRAFIKUN E DROGËRAVE NGA IRANI NË EUROPË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 30, 2024
- 1 min read

Aeroporti i Rinasit, Shqipëri | Strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Nihat Oezbek, me moshë 57 vjeç, i cili, konsiderohet si kreu i një grupi të strukturuar kriminal që shtrihej nga Irani në Europë.
Ai u arrestua pas një operacioni ndërkombëtar të mbështetur nga Europol-i.
Arrestimi i tij, u krye në Aeroportin e Rinasit, në datën 23 nëntor 2024, me qëllim final ekstradimin drejt autoriteteve gjermane të hetimit penal.
Ai dyshohet se është kreu i organizatës kriminale, pronare e ngarkesës prej 703 kilogramësh heroinë, e kapur në portin e Hamburgut, në Gjermani, më 30 gusht 2022.
Heroina ishte fshehur në një ngarkesë me kontejnerë të bushur me sapun, e cila, vinte nga Irani.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios