top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

AEROPORTI I BEOGRADIT I MENAXHUAR NGA KOMPANIA FRANCEZE “VINCI” U BË I PARI NË BOTË PËR KARIKIMIN FALAS TË AUTOMJETEVE ELEKTRIKE PËRMES PAJISJEVE ME ENERGJI DIELLORE.

Beograd, Serbi | Aeroporti “Nikola Tesla” në kryeqytetin serb Beograd është bërë i pari në botë që lejon karikimin falas të baterive të automjeteve elektrike përmes pajisjeve me energji diellore.

 

Kështu ka bërë të ditur kompania franceze Vinci, koncesionari që menaxhon aeroportin e kryeqytetit serb, përcjell agjencia e lajmeve “Beta”.

 

Në një zonë të parkingjeve të aeroportit (Premium Parking P1) janë instaluar pesë stacione diellore me dhjetë stacione karikimi për automjetet elektrike.

 

Çdo stacion diellor mund të ngarkojë bateritë e dy automjeteve në të njëjtën kohë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Opmerkingen

Beoordeeld met 0 uit 5 sterren.
Nog geen beoordelingen

Voeg een beoordeling toe
bottom of page