Uashington, Amerikë | “Aeroplanmbajtësja amerikane USS Abraham Lincoln dhe shkatërruesit që e shoqërojnë kanë mbërritur në Lindjen e Mesme”, njoftoi ushtria amerikane.
“E pajisur me luftëtarë F-35C dhe F/A-18 Block III, Lincoln ka hyrë në zonën e përgjegjësisë së Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane”, deklaron vetë Centcom, në llogarinë e saj në rrjetin social virtual Iks (X).
Pentagoni tha më 11 gusht 2024 se sekretari amerikan i mbrojtjes Lloid Ostin (Lloyd Austin) kishte urdhëruar aeroplanmbajtësen të përshpejtonte tranzitin e saj në Lindjen e Mesme, pas frikës në rritje për një përshkallëzim serioz pas kërcënimeve për hakmarrje kundër Izraelit nga Hezbollahu dhe Irani për vrasjen e udhëheqësve islamistë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments