Londër, Britani e Madhe | Admirali Tani (Tony) Radakin, kreu i Forcave të Armatosura Britanike, ka nënvizuar nevojën që Mbretëria e Bashkuar të forcojë mbrojtjen e saj kombëtare duke marrë frymëzim nga vendet nordike dhe baltike, në një kontekst të kërcënimit ushtarak në rritje nga Rusia.
“Duhet të pranojmë se jemi në një pozicion të ndryshëm, pak më të dobët se kolegët tanë nordikë dhe balltikë”, tha admiral Radakin, gjatë konferencës së sigurisë në Berlin, në të cilën, ai mori pjesë së bashku me përfaqësues ushtarakë nga Suedia, Norvegjia, Finlanda, Estonia dhe Lituania.
Admirali Radakin theksoi se Mbretërisë së Bashkuar i mungon një traditë e mbrojtjes totale, një qasje që përfshin të gjithë shoqërinë (qytetarët, bizneset dhe institucionet) në përgatitjen për konflikte të mundshme.
“Ne nuk kemi disa nga aspektet civile ose planifikuese që vendet e tjera të NATO-s kanë si pjesë të traditave të tyre”, shpjegoi ai, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar po përpiqet të mësojë nga kolegët për të forcuar strategjinë e saj.
Admirali Radakin në fund nënvizoi rëndësinë e një përqasjeje kolektive dhe planifikimi strategjik, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar duhet të përshtatet shpejt për të qenë gati për t'u përballur me sfidat e ardhshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments