ADMINISTRATA TRAMP (TRUMP) DO TË DËRGOJË 9000 EMIGRANTË NË BURGUN E GUANTANAMOS DUKE FILLUAR NGA NESËR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 days ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Administrata Tramp (Trump) synon të dërgojë 9000 emigrantë në Guantanamo.
Enti mediatik “Politico” e raporton këtë, duke cituar disa dokumente, sipas të cilave, deportimet do të fillojnë këtë javë, ndoshta që nesër.
Arsyeja zyrtare e dhënë për transferimet është lirimi i hapësirave në qendrat e paraburgimit në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments