ADMINISTRATA E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) PO I BËN PRESION SERBISË DHE VENDEVE TË TJERA TË BALLKANIT QË TË PRANOJNË MIGRANTËT E DEPORTUAR NGA SHTETET E BASHKUARA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 5
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Administrata e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) po i bën presion Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që të pranojnë migrantët e deportuar nga Shtetet e Bashkuara”, raportoi të enjten agjencia e lajmeve “Bloomberg News”.
“Kërkesat drejtuar vendeve në rajon janë pjesë e një strategjie më të gjerë të ShBA-ës për të gjetur qeveri të huaja të gatshme të pranojnë emigrantë të deportuar”, raportoi agjencia e lajmeve “Bloomberg”, duke cituar njerëz të njohur me çështjen.
Agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters) nuk mundi ta verifikonte menjëherë raportin.
Shtëpia e Bardhë, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Serbisë nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të agjencisë së lajmeve Rojtërs (Reuters) për koment.
Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e ShBA-ës lejoi administratën e presidentit Tramp (Trump) të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të qindra mijëra emigrantëve venezuelas, kubanë, haitianë dhe nikaraguanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, duke forcuar përpjekjen e presidentit republikan për të përshpejtuar deportimet.
“Administrata Tramp (Trump) ka kërkuar destinacione të mundshme për emigrantët që mund të deportohen si rezultat i vendimit”, tha raporti i agjencisë së lajmeve “Bloomberg”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments