Gazë | “Nëntë nga 10 fëmijë në Gazë nuk mund të hanin lëndë ushqyese nga grupet ushqimore të mjaftueshme për të siguruar rritje dhe zhvillim të shëndetshëm”, zbuloi një raport i Fondit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Emergjencat për Fëmijë (UNICEF) i botuar të enjten.
Raporti thekson se konfliktet e lokalizuara po intensifikojnë varfërinë e rëndë ushqimore të fëmijëve.
Fëmijët në kontekste jashtëzakonisht të brishta, si në Afganistan, Somali dhe Rripin e Gazës po përjetojnë varfëri ushqimore jashtëzakonisht të lartë dhe kequshqyerje kërcënuese për jetën.
Në Rripin e Gazës, aksioni ushtarak që ka shkatërruar tokën bujqësore, ka lënë bagëtitë të uritura, ka shkatërruar flotën e peshkimit dhe ka dëmtuar objektet e përpunimit të ushqimit dhe magazinave, së bashku me kufizimet e rënda në import dhe ndihmën humanitare, ka shembur sistemin ushqimor dhe shëndetësor duke shkaktuar pasoja katastrofike për fëmijët në rajon.
Raporti konsideron se fëmijët që konsumojnë më pak se dy nga tetë grupet e përcaktuara ushqimore janë në varfëri të rëndë ushqimore.
Pas kryerjes së pesë raundeve të mbledhjes së të dhënave nga muaji dhjetori i vitit 2023 deri në muajin prill të vitit 2024, duke vlerësuar varfërinë ushqimore të fëmijëve, duke bërë pyetje në kohë reale nëpërmjet mesazheve SMS, duke përdorur RapidPro, një platformë me burim të hapur, UNICEF identifikoi se rreth nëntë në 10 fëmijë (midis 88 përqind dhe 95%) jetonin në një varfëri të rëndë ushqimore për fëmijët, duke mbijetuar me dieta që përfshinin dy ose më pak grupe ushqimore në ditë - një nga përqindjet më të larta të regjistruara ndonjëherë.
Krahasuar me 13% të fëmijëve që përjetojnë varfëri të rëndë ushqimore për fëmijët në vitin 2020, ky rezultat, sipas UNICEF-it, tregon përshkallëzimin e tmerrshëm të mungesës së të ushqyerit si dhe kërcënimin e konfliktit për mbijetesën, rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
Sipas vlerësimeve të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, më shumë se 14000 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur dhe 17000 të pashoqëruar ose të ndarë.
“Të gjithë fëmijët e Gazës janë ekspozuar ndaj përvojave traumatike të luftës, pasojat e së cilës do të zgjasin një jetë”, tha drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it Kethrin Rasll (Catherine Russell), në një deklaratë më 9 maj 2024, mbi operacionet ushtarake në Rafah.
Raporti, “Varfëria e ushqimit të fëmijëve: Privimi i të ushqyerit në fëmijërinë e hershme”, analizon ndikimet dhe shkaqet e privimit nga dietat tek fëmijët në rreth 100 vende dhe në të gjitha grupet e të ardhurave.
Përveç situatave në Gaza, ai identifikoi gjithashtu se në mbarë botën, rreth 181 milionë fëmijë nën 5 vjeç - ose 1 në 4 - po përjetojnë varfëri të rëndë ushqimore për fëmijët, gjë që do t'i bëjë ata deri në 50% më shumë gjasa të përjetojnë jetën kërcënuese për kequshqyerjen.
Nga 181 milionë të prekur, rreth 64 milionë jetojnë në Azinë Jugore, ndërsa rreth 59 milionë janë në Afrikën Sub-Sahariane.
Për t'i dhënë fund varfërisë ushqimore të fëmijëve, UNICEF-i u bëri thirrje qeverive dhe palëve përkatëse të transformojnë dhe të përdorin sistemet e ushqimit dhe shëndetit dhe të aktivizojnë sistemet e mbrojtjes sociale për të trajtuar varfërinë e të ardhurave.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit