top of page
E BARDHË SHIRIT.png

72-VJEÇARI AMERIKAN STEFN HABARD (STEPHEN HUBBARD) DOLI PARA GJYKATËS NË MOSKË: AKUZOHET SI MERCENAR QË KA LUFTUAR PËRKRAH UKRAINASVE: RREZIKON 7 DERI NË 15 VJET BURG.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Moskë, Federata Ruse | Një shtetas amerikan 72-vjeçar, Stefn Habard (Stephen Hubbard), doli sot në një gjykatë në Moskë, për të dalë në gjyq, me akuzën se luftoi si mercenar me forcat ukrainase.

 

Kështu raporton agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti, duke shtuar se personi me origjinë nga Miçigani është shoqëruar para gjykatësve nga policia ushtarake.

 

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e arrestit me të paktën gjashtë muaj, në pritje të gjykimit.

 

Z. Habard (Hubbard) përballet me një dënim me burg nga 7 deri në 15 vjet.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page