top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

7 TË VDEKUR NË NJË AKSIDENT AJROR NË PATAGONINË E KILIT.

Santiago, Kili | Shtatë persona, përfshirë pilotin, humbën jetën në rrëzimin e avionit në rajonin jugor Aysén, të Patagonisë Kiliane.

 

Avioni i cili u ngrit nga koiaikue (Coyhaique) në orën 9:13 të mëngjesit me orën lokale po shkonte për në Kili Kiko (Chile Chico), 1500 km nga kryeqyteti Santiago.

 

Në pronësi të kompanisë Kiliane të Transportit Ajror San Rafael, avioni u zhduk nga radarët menjëherë pas ngritjes”, sipas kompanisë.

 

Mbetjet e avionit u gjetën disa orë më vonë në qytetin e Vila Kerro Kastilos (Villa Cerro Castillo), gjithashtu në rajonin Aisen (Aysén), nga një ekip shpëtimi i dërguar nga vetë transporti ajror San Rafael.

 

Për zbulimin janë njoftuar organet kompetente dhe aktualisht janë ende të angazhuara në kërkimin e pasagjerëve dhe pilotit që ndodheshin në bordin e avionit”, thuhet në njoftimin e linjës ajrore.

 

Shkaqet e aksidentit nuk janë bërë të ditur.

 

Në rajon këto ditë bie shi dhe ka një probabilitet të lartë për formim ngricash për shkak të temperaturave të ulëta.

 


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Commentaires

Noté 0 étoile sur 5.
Pas encore de note

Ajouter une note
bottom of page