top of page
E BARDHË SHIRIT.png

5 USHTARET IZRAELITE TË MARRA PENG NGA HAMASI JANË GJALLË NË GAZA.

Writer's picture: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Jeruzalem, Izrael | Pesë ushtaret vëzhguese të paarmatosura të rrëmbyer nga terroristët në bazën izraelite të Nahal Oz-it më 7 tetor 2023 janë gjallë dhe po mbahen peng në tunelet në Gaza.

 

Këtë e ka bërë të ditur znj. Shiri Elbag, nëna e njërës prej tyre, Lirës, pasi dje janë shfaqur foto të reja të të rejave që datojnë në ditët e para të robërisë.

 

Rreth një muaj e gjysmë më parë morëm një shenjë jete nga vajzat (nga autoritetet izraelite, red.). Nuk na thanë asgjë tjetër”, shpjegoi znj. Shiri Elbag në një intervistë për entin mediatik izarelit Ynet, ne e dimë që vajzat janë të gjalla. Ato mbijetuan, në tunele, për më shumë se shtatë muaj.

 

Dje familjet vendosën të bëjnë publike fotot e ditëve të para të robërisë së ushtareve të plagosura dhe të mavijosura.

 

Nëna e Lirës raportoi se fotot u gjetën nga një video e shkrepur nga Hamasi dhe u gjetën në Gaza nga IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit), e cila u tregoi për herë të parë familjeve rreth një muaj më parë.

 

Secila familje e ka parë pjesën e saj.

 

Dje janë shfaqur fotot e Liri Elbag, Agam Berger, Karina Ariev, Naama Levy dhe Daniela Gilboa.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


댓글

별점 5점 중 0점을 주었습니다.
등록된 평점 없음

평점 추가
bottom of page