Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Vilson Tresa.
2- Z. Asllan Maqellara.
3- Z. Etgent Luzi.
4- Z. Kostandinos Deliu.
5- Z. Armand Haderllari.
6- Z. Blerim Biba.
7- Z. Ilir Tufa.
8- Z. Kevin Kolgegaj.
9- Z. Marios Saliaj.
10- Z. Damjan Hasani.
11- Z. Erblin Buci.
12- Z. Ervis Duro.
13- Z. Jurgen Xhafa.
14- Z. Aldo Grabovari.
15- Z. Gazmend Hoxha.
16- Z. Sajmir Gerbaj.
17- Z. Aleksander Kili.
18- Z. Orgest Beqo.
19- Z. Xhelo Ajasllari.
20- Z. Paolo Shyti.
21- Z. Ervin Rakipi.
22- Z. Erdi Kurti.
23- Z. Adrian Ramushi.
Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 4”.
Akt dyshohen si tregtarë drogërash në shkolla publike laike dhe në e klube nate në kryeqytet.
Në pranga janë vendosur 24 persona, ku 9 prej te cilëve janë arrestuar më parë të cilët po hetohen me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, ndërsa 15 të tjeret janë arrestuar ditën e sotme.
Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
– 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;
– 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;
– 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;
– aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.
Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të 28 subjekteve të dyshuar kriminalë.
Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e parë e operacionit “TEMPULLI 4”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 24 persona, 9 prej te cilëve janë arrestuar më parë të cilët po hetohen me masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme.
Gjithashtu vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë që ndiqen me masa kërkimi.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, në lokale nate dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në drejtimin e Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments