Uashington, Amerikë | 23 shtator 1779: Xhan Poll Xhans (John Paul Jones), në bordin e USS Bonhomme Richard, u angazhua dhe mundi fregatën britanike HMS Serapis në brigjet e Anglisë.
USS Bonhomme Richard kishte marrë dëme të mëdha dhe kur kapiteni britanik kërkoi dorëzimin, Xhans (Jones) u përgjigj në mënyrë të famshme: “Unë nuk kam filluar ende të luftoj!”
Kjo ishte një fitore e rëndësishme dhe nxitëse moralisht gjatë Luftës Revolucionare dhe i dha atij një vend të përhershëm në histori si babai i Marinës së SHBA.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments