Bankog, Tajlandë | “Të paktën 22 veta kanë vdekur në Tajlandë pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë prekur më shumë se 30000 familje në 13 provincat veriore dhe jugore të vendit në 10 ditët e fundit”, njoftoi sot Departamenti për Parandalimin dhe Zbutjen e Fatkeqësive.
Në kryeqytetin Bangkok, zyra e guvernatorit u kërkoi banorëve që jetojnë në periferi të qytetit dhe përgjatë lumit Çao Praia (Chao Praya) të përgatiten për evakuim.
Dhjetë veta, duke përfshirë një palë turistë rusë, u vranë në një rrëshqitje dheu që goditi një zonë banimi në ishullin jugor të Phuket-it javën e kaluar.
Tridhjetë e një provinca në veri dhe veri-lindje të mbretërisë janë në rrezik nga përmbytjet e shpejta deri të enjten, njoftoi departamenti.
“Ministria ka urdhëruar autoritetet lokale që të monitorojnë me kujdes kushtet e motit… dhe për të pozicionuar ekipet dhe pajisjet gati për të ndërhyrë”, thuhet në një deklaratë.
“Dje tre punëtorë - dy shtetas kinezë dhe një grua birmaneze - u raportuan të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu që goditi një tunel hekurudhor në një linjë me shpejtësi të lartë në ndërtim, në provincën lindore të Nakhon Ratçasimës (Ratchasima)”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments