top of page
E BARDHË SHIRIT.png

20 € TAKSË PËR ANIJET QË LUNDROJNË PËR NË MIKONOS DHE PËR NË SANTORINI | 5 € TAKSË PËR ISHUJT E TJERË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 1
  • 1 min read

Athinë, Greqi | Masa, e vendosur nga qeveria greke, e cila, parashikon një taksë për pasagjerët e anijeve turistike që ankorohen në ishujt grekë, hyn në fuqi sot.


Në veçanti, gjatë sezonit të lartë (nga 1 qershori deri më 30 shtator), taksa arrin në 20 euro për pasagjer për destinacionet e njohura të Mikonosit dhe Santorinit, në arkipelagun e Cikladeve, dhe 5 euro për ishujt e tjerë grekë.


Sipas ligjit, kompanitë e kroçerave do të paguajnë taksën, e cila, do të reflektohet në çmimet e biletave që paguajnë udhëtarët.


Të ardhurat nga masa do t'u ndahen bashkive përkatëse, Ministrisë së Marinës për ndërhyrjet në porte dhe Ministrisë së Turizmit për përmirësimin e ofertës turistike”, raporton gazeta greke Tema e Parë (Protothema), sipas së cilës, qeveria vlerëson të ardhura vjetore prej rreth 50 milionë eurosh nga kjo taksë.


Masa u njoftua vitin e kaluar nga qeveria në një përpjekje për të rregulluar turizmin në ishuj, si Santorini dhe Mikonos, ku numri i vizitorëve po ushtron një presion mbi infrastrukturën.


Vitin e kaluar, numri i vizitorëve të huaj në Greqi arriti në 40.7 milionë, duke shënuar një rritje prej 12.8% krahasuar me vitin 2023, sipas të dhënave nga Banka e Greqisë.


Turizmi me anije shënoi gjithashtu një rritje të fortë, me të ardhura që u rritën me 22.4% në 1.11 miliardë euro.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page