Kinshasa, Kongo | Të paktën 129 veta u vranë, duke përfshirë 24 të goditur me plumba, gjatë një tentative arratisjeje që ndodhi mes të dielës dhe të hënës në burgun më të madh në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), në Kinshasa, sipas një numri zyrtar të dhënë nga Ministria e Brendshme.
Të plagosur kanë mbetur 59 veta.
Burgu në fjalë, Makala, është jashtëzakonisht i mbipopulluar dhe strehon dhjetë herë më shumë të burgosur (midis 14000 dhe 15000) sesa kapaciteti i tij (1500 vende).
“Shumë vdiqën për shkak të shtypjes dhe mbytjes dhe kishte disa raste të përdhunimit të grave”, tha ministria pa dhënë detaje të mëtejshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments