Gazë | Agjencia e Mbrojtjes Civile e Gazës e drejtuar nga Hamasi tha se një sulm izraelit goditi një shkollë në qytetin e Gazës duke vrarë rreth 100 njerëz.
Në një shënim të lëshuar në Telegram, ushtria izraelite konfirmoi sulmin ushtarak pranë një shkolle në qytetin e Gazës, duke shpjeguar se forcat ajrore goditën me saktësi terroristët e Hamasit që po vepronin brenda një qendre kontrolli dhe komandimi në shkollën Al-Tabai'een që ndodhet në xhaminë në Daraj Tuffah, e cila përdoret si strehë nga banorët e qytetit të Gazës.
“Qendra e kontrollit dhe komandës - thekson IDF - u përdor si strehë për terroristët dhe komandantët e Hamasit.
Nga atje, u planifikuan sulme të shumta kundër ushtrisë izraelite dhe shtetit të Izraelit”.
Hamasi deklaroi se sulmi, në të cilin humbën jetën rreth njëqind njerëz, përfaqëson një përshkallëzim të rrezikshëm: “Masakra në shkollën Al-Tabieen, në lagjen Daraj, në qendër të qytetit të Gazës, është një krim i tmerrshëm që përbën një përshkallëzim të rrezikshëm”, thuhet në një deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios