top of page
E BARDHË SHIRIT.png

100 MILIONË $ SHPËRBLIM PËR KËDO QË JEP INFORMACION PËR ARRESTIMIN E DIKTATORIT ÇAVISTO-KOMUNIST MADURO | AKTI STOP MADURO DO TË PREZANTOHET NË SENATIN AMERIKAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 20, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Një projekt-ligj do të prezantohet nga senatorët republikanë të Floridas, Rik Skat (Rick Scott) dhe Marko (Marco) Rubio në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili do të rrisë shpërblimin për këdo që ofron informacione që çojnë në arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nikolas (Nicolás) Maduro, nga 15 milionë dollarët aktualë në 100 milionë dollarë.

 

Diktatori çavisto-komunist Maduro u padit nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në vitin 2020 për akuza për trafik droge dhe Uashingtoni që atëherë ka ofruar një shpërblim prej 15 milionë dollarësh.

 

Sipas tekstit të projektligjit, Stop Maduro Act, qeveria amerikane nuk do të paguajë shpërblimin me paratë e taksapaguesve, por do të përdorë asetet e konfiskuara tashmë nga Maduro dhe bashkëpunëtorët e tij.

 

Asetet 450 milionë dollar, …”, njoftoi zyra e senatorit Skat (Scott), ish-guvernator i Floridës midis viteve 2011 dhe 2019, përmes një njoftimi për shtyp.

 

Pjesë e kësaj pasurie është edhe avioni i përdorur nga diktatori Maduro i cili u bllokua në Republikën Domenikane dhe u sekuestrua nga Uashingtoni tre javë më parë, me vlerë 13 milionë dollarë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Yorumlar

5 üzerinden 0 yıldız
Henüz hiç puanlama yok

Puanlama ekleyin
bottom of page