
Patra, Ishulli i Zaqinthosit, Greqi | Strukturat e poicisë greke arrestuan dy veta pasi i kapën me një sasi lëndësh narkotike dhe pare të thata (kesh).
Në mikrobuzin e linjës ndërkombëtare Berat-Zaqintho (Zakyntho) u sekuestrua nga policia greke me një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.
Punonjësit e policisë së Departamentit të Narkotikëve të Patrës (Patra) kanë lokalizuar dy të dyshuar. Një qytetar shqiptar i ka dorëzuar një qytetari grek dy çanta. Ata më pas janë larguar me automjete në drejtime të ndryshme.
Policia ka ndaluar menjëherë të dyshuarit dhe gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal tre (3) pako me 159.3 gramë kokainë.
Qytetarit shqiptar iu gjet dhe iu sekuestrua:
1- Një pako me 1 kg 44 gramë kokainë.
2- Një telefon i lëvizshëm (celular).
3- 6445 €.
159.3 gramë kokainë ishin ndarë në tre pako dhe ishin fshehur me kujdes në një pako detergjenti lavanderie.
1044 gramë kokainë u gjetën në kabinën e automjetit që drejtohej nga qytetari shqiptar.
Automjeti i këtij të fundit rezultoi se ishte mikrobuz i linjës Berat-Zaqinthos (Zakynthos).
Bashkë me drejtuesin e mikrobuzit u ndaluan edhe pasagjerët. Pasi u kryen procedurat penale ata u lanë të lirë të largohen.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments