Stokholm, Suedi | “Çmimi Nobel i Paqes për vitin 2024 iu dha organizatës japoneze anti-bërthamore, Nihon Hidankyo, një lëvizje popullore e të mbijetuarve të bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, e cila, prej vitesh ka bërë fushatë për një moratorium përfundimtar global mbi armët bërthamore dhe për faktin se ka demonstruar - thuhet në motivacionin e çmimit - se armët bërthamore nuk duhet të përdoren më kurrë”.
Komiteti Norvegjez i Nobelit tha se në dhënien e Çmimit Nobel për Paqen për vitin 2024 për organizatën Nihon Hidankyo, ajo kontribuoi që asnjë armë bërthamore të mos përdorej në luftë për 80 vitet e fundit.
Përpjekjet e jashtëzakonshme të organizatës Nihon Hidankyo dhe përfaqësuesve të tjerë të Hibakusha-s kontribuan shumë në krijimin e tabusë bërthamore.
“Prandaj është alarmante - deklaroi presidenti i komitetit - që sot kjo tabu kundër përdorimit të armëve bërthamore është nën presion.
Fuqitë bërthamore po modernizojnë dhe forcojnë arsenalet e tyre; vendet e reja duket se po përgatiten të marrin armë bërthamore; dhe ato po kërcënojnë të përdorin armë bërthamore në luftën e vazhdueshme, ia vlen të kujtojmë se cilat janë armët bërthamore: armët më shkatërruese që bota ka parë ndonjëherë”.
Ideja se armët bërthamore sjellin paqen është një gabim, këmbënguli bashkë-presidenti i organizatës Nihon Hidankyo.
“Është thënë se falë armëve bërthamore, bota ruan paqen. Por armët bërthamore mund të përdoren nga terroristët”, u tha z. Toshiyuki Mimaki gazetarëve.
Për shembull, nëse Rusia do t'i përdorte ato kundër Ukrainës, Izraeli kundër Gazës, nuk do të përfundonte me kaq.
Politikanët duhet t'i dinë këto gjëra.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentarios