ÇFARË U KUPTUA NGA VIDEOJA MONOTONE 9-MINUTËSHE E AJATOLLAH ALI KHAMENEIT ME TË CILËN IU DREJTUA KOMBIT IRANIAN?
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 18
- 2 min read

Teheran, Iran | Zë i lodhur me një ton monoton, fytyrë e tensionuar, jehona që të bën të kuptosh se je në një bunker.
Ajatollah Ali Khamenei iu drejtua kombit me një mesazh televiziv duke sfiduar Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara dhe të tregonte qëndrueshmërinë e regjimit, por fjalimi më shumë se 9 minuta i tregon botës një udhëheqës në vështirësi, përtej deklaratave kërcënuese.
Korniza e zgjedhur nga transmetuesi shtetëror është e njëjta e përdorur në fjalimin e fundit të Udhëheqësit Suprem, ditët e fundit.
Ajatollah Khamenei 86-vjeçar shfaqet gjysmë i gjatë, i ulur, i rrethuar në të djathtë nga një foto e Ajatollah Khomeinit (themeluesit të Republikës Islamike) dhe në të majtë nga flamuri iranian.
Sfondin e mbulon një perde ngjyrë bezhë që e bën setin edhe më modest. Pothuajse i zymtë.
Për më shumë se 9 minuta, kreu i teokracisë akuzon armikun sionist se ka kryer një gabim dhe një krim të rëndë duke bombarduar Iranin, por siguron se po vuan si hakmarrje një ndëshkim të rëndë që e ka dobësuar atë.
Dhe prova e kësaj është fakti se miqtë e tij amerikanë kanë hyrë në skenë.
Pastaj, erdhi paralajmërimi për presidentin amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).
“Ai na ka kërcënuar hapur me një deklaratë të papranueshme, duke na kërkuar të dorëzohemi, por çdo ndërhyrje ushtarake nga amerikanët padyshim do të shkaktojë dëme të pariparueshme”, tha ai.
Fjalë shumë të ashpra, të cilat, megjithatë Udhëheqësi Suprem i shqipton ftohtësisht, pa u nxehur kurrë, duke tundur kokën pak herë pas here.
Me shikimin e drejtuar nga kamera, por sytë e tij që duket se tregojnë diku tjetër pas lenteve të syzeve të tij.
Një imazh vite dritë larg atij të kryeministrit Benjamin Netanjahut, i cili, me tone dhe shprehje shumë më vendimtare njoftoi para shtypit se ishte në rrugën e fitores, duke komentuar Operacionin ushtarak të koduar “Rising Lion”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments