top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË NDODH TANI ME THEMELUESIN E TELEGRAMIT PAVEL DUROV?

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Paris, Francë | Z. Pavel Durov është liruar nga autoritetet franceze dhe është dërguar në gjykatë, ku ai mund të akuzohet zyrtarisht si pjesë e një hetimi për krimin kibernetik kundër personave të panjohur.

 

Të mërkurën e datës 28 gusht 2024, në përfundim të 96 orëve të zgjatjes maksimale të paraburgimit, që u zhvillua të shtunën më 24 gusht 2024 në aeroportin Le Bourget, në periferi të Parisit, sipërmarrësi 39-vjeçar u la i lirë dhe u dërgua në gjykatë, për t'u marrë në pyetje për një akuzë të mundshme.

 

Sipas një dokumenti të parë nga enti mediatik Politico, urdhër-arresti kundër z. Durov është lëshuar muaj më parë, pas një hetimi të hapur më 8 korrikun e kaluar kundër personave të panjohur për krime në internet dhe ka të bëjë me mungesën e bashkëpunimit të menaxhmentit të aplikacionit të mesazheve në disa hetime penale në internet abuzimi me fëmijët.

 

Sipas të njëjtit dokument, ka një urdhër arresti kundër vëllait të themeluesit të Telegram, Nikolai Durov, i cili është organizatori teknik i kompanisë.

 

Sulmet e Rusisë: Në orët e fundit Kremlini ka sulmuar sërish Francën për arrestimin e z. Durov.

 

Zëdhënësi i qeverisë ruse Dmitri (Dmitry) Peskov tha: “Akuzat janë me të vërtetë shumë serioze, dhe për këtë arsye kërkojnë një bazë dërrmuese të provave. Përndryshe, kjo përfaqëson një përpjekje të drejtpërdrejtë për të kufizuar lirinë e komunikimit, dhe, madje mund të thuhet, për të frikësuar drejtpërdrejt kreun e një grupi të madh”.

 

Rusia sigurisht nuk është e interesuar të mbrojë lirinë e fjalës. Rasti i arrestimit të themeluesit të Telegram po manipulohet për interesa që e kapërcejnë historinë e lidhur me vetë hetimin.

 

Rusia ka frikë nga efektet e një kërkese për akses në të dhënat e aplikacionit të mesazheve.

 

Kriptimi, siç thamë, është një nga pikat më delikate të shërbimit Telegram.

 

Platforma nuk aplikon enkriptim nga skaji në fund për të gjitha bisedat, pra atë sistem të koduar komunikimi që lejon vetëm njerëzit që komunikojnë të dinë përmbajtjen e mesazheve, por vetëm për bisedat sekrete.

 

Sidoqoftë, për bisedat normale, kjo lloj mbrojtjeje nuk është e garantuar. Kur në vend të kësaj është normë në Signal dhe madje edhe në Whatsapp-in më prozaik.

 

Pyetja e kriptimit: Kjo do të thotë se gjithçka që kalon nëpër serverët e Telegram-it dhe nuk mbrohet nga kriptimi nga skaji në fund, lë një gjurmë të qartë që mund të ekstrapolohet, falë faktit që kompania ruan çelësat e deshifrimit.

 

Një problem serioz për këdo që përdor Telegram për komunikime që duhet të mbeten konfidenciale.

 

Si aktivistë dhe disidentë në vendet ku liria e shprehjes është e kufizuar, si dhe aparate shtetërore në nivele të ndryshme.

 

Telegrami, fillimisht i ndaluar nga Rusia dhe më pas i ripranuar, është një platformë themelore për ushtrinë ruse dhe për blogerët pro-Kremlinit, të cilët e mbrojnë atë fuqishëm.

 

Zëdhënësi i Kremlinit Peskov, megjithatë, mohoi se qeveria ruse u kishte kërkuar zyrtarëve të saj që të fshinin bisedat në Telegram.

 

Ndërkohë kundër Francës kanë lëvizur edhe Emiratet Arabe, duke kërkuar sqarime për fatin e bashkëqytetarit të tyre.

 

Z. Durov ka katër nënshtetësi: ruse, nga Saint Kitts dhe Nevis, një shtet ishull i Komonuelthit Britanik në Karaibe, ku u arratis pasi braktisi Rusinë për të përshpejtuar zhvillimin e Telegramit, frënge (të marrë për merita të veçanta) dhe emirate.

 

Sipas asaj që raporton prokurorja Lora Beku (Laure Beccuau), arrestimi është pjesë e një hetimi gjyqësor të hapur më 8 korrikun e kaluar, pas një hetimi paraprak të kryer nga seksioni i dedikuar për luftën kundër krimit kibernetik (seksioni J3 i drejtorisë që merret me luftën kundër krimit të organizuar), dhe që ka të bëjë me një sërë krimesh të kryera në internet, nga trafiku i drogës tek pornografia e fëmijëve.

 

Hetimi - thuhet në njoftimin e Prokurorisë - ka nisur ndaj personave të panjohur dhe në të cilin sipërmarrësi i lindur në vitin 1984 përfundoi në burg për mosbashkëpunim me autoritetet”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Kommentare

Mit 0 von 5 Sternen bewertet.
Noch keine Ratings

Rating hinzufügen
bottom of page