top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

ÇFARË DIHET GJER MË TASH PËR ARRESTIMIN E THEMELUESIT TË TELEGRAM-it PAVEL DUROV? | I LINDUR NË LENINGRAD DHE I SHKOLLUAR NË TORINO: PLATFORMA AKUZOHET PËR PEDOPORNOGRAFI.

Paris, Francë | Sipas disa transmetuesve francezë, ai u ndalua në Paris sapo zbriti nga avioni i tij privat për një hetim mbi moderimin e përmbajtjes së platformës.

 

Sipas transmetuesit francez Tf1, z. Pavel Durov, themeluesi dhe CEO i aplikacionit të mesazheve Telegram është arrestuar në Francë.

 

Enti mediatik Bfm TV, një tjetër transmetues transalpin, gjithashtu transmetoi lajmin.

 

Sipas rikonstruksionit të kanalit televiziv Tf1, z. Durov u ndalua të shtunën e 24 gushtit, në orën 23:00, sapo zbriti nga avioni i tij privat në aeroportin Le Bourget, në Paris, nga xhandarmëria e aeroportit.

 

Z. Durov, me moshë 39 vjeç, po kthehej nga Azerbajxhani.

 

Arrestimi u krye me urdhër të drejtësisë franceze, e cila po heton sipërmarrësin dhe Telegramin për rolin që mund të luajë në lehtësimin e krimeve, nga shkëmbimi i pornografisë së fëmijëve deri te shpërndarja pa konsensuale e pamjeve (imazheve) intime dhe mungesa e bashkëpunimin e kompanisë në ndjekjen penale të personave përgjegjës.

 

Agjencia e lajmeve Rojtërs (Reuters) i kërkoi Ministrisë së Brendshme franceze dhe Telegramit për konfirmim, pa marrë konfirmimin e lajmit për momentin.

 

Rindërtimi i arrestit: Sipas asaj që u raportua nga dy kanalet televizive transalpine, z. Durov u ul në orën 23:00 të së shtunës më 24 gusht në aeroportin Le Bourget, një komunë në veri-lindje të kryeqytetit francez, e cila është pjesë e brezit periferik të Parisit dhe është rreth 10 kilometra nga qendra.

 

CEO i Telegram ishte në shoqërinë e truprojës së tij dhe gruas.

 

Xhandarmërisë së aeroportit iu dorëzua një urdhër kontrolli nga drejtoria kombëtare e policisë gjyqësore franceze të lëshuar në bazë të një hetimi paraprak, i cili synon të hedhë dritë mbi rolin e Telegramit në një sërë krimesh, nga marrja e mallrave të vjedhura deri te trafiku i drogës, nga pornografia e fëmijëve (pedopornografia) tek dhuna në internet.

 

Sipas informacionit të mbledhur nga enti mediatik Tf1, ekzekutimi i urdhrit lidhej me praninë e z. Durov në tokën franceze dhe justifikohej me mungesën e supozuar të bashkëpunimit në bashkëpunim me autoritetet.

 

Për këtë arsye, z. Durov kishte qëndruar gjithmonë larg vendeve evropiane, duke udhëtuar mes shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Amerikës Latine.

 

Rezidenca e tij është në Dubai.

 

Arsyeja e këtij gabimi nuk dihet dhe, nëse konfirmohet, do t'i kushtojë z. Durov një aktakuzë nga autoritetet franceze.

 

Sipas entit mediatik Tf1, shkencëtari kompjuterik mund të paraqitet tashmë në orët e ardhshme para një gjyqtari për t'iu përgjigjur akuzave për një mori krimesh: terrorizëm, trafik droge, mashtrim, pastrim parash, marrja e mallrave të vjedhura, përmbajtje kriminale për të mitur.

 

Kush është Pavel Durov?

I lindur më 10 tetor 1984 në Leningrad, z. Durov kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij në Itali, në Torino, ku babai i tij ishte i punësuar.

 

Pas diplomimit për Filologji në 2006 në Shën Petersburg, z. Durov lançoi një platformë të ngjashme me Facebook, V-Kontakte, me një mik universitar, e cila u bë shumë e njohur në Rusi.

 

Në vitin 2014, pasi refuzoi t'u dorëzonte autoriteteve ruse informacione mbi identitetin e disa demonstruesve kundër pushtimit të Krimesë dhe bllokoi faqen e z. Aleksi Navalni (Alexei Navalny), kundërshtarit më të rëndësishëm të regjimit të Vladimir Putinit, z. Durov dha dorëheqjen si CEO i V-Kontakte (Vk).

 

Lindja e Telegramit: Në atë moment, z. Durov iu përkushtua zhvillimit të një platforme tjetër, e cila u quajt Telegram.

 

Fillimisht me qendër në Berlin, kompania u zhvendos më pas në Dubai, ku sipërmarrësi ndihej më i sigurt nga hetimet dhe kërkesat e autoriteteve evropiane për materialet dhe përdorimin e platformës së mesazheve.

 

Në muajin mars të vitit 2024, sipas një deklarate nga vetë themeluesi, Telegram arriti në 900 milionë përdorues aktivë mujorë.

 

Edhe pse kompania pretendon se është e kujdesshme për të parandaluar shfrytëzimin e platformës për kryerjen e krimeve, ekstremistët shtohen në Telegram, mund të arrihen biseda të përdorura nga grupe të dhunshme dhe paraushtarake, si dhe kanale kushtuar përhapjes së lajmeve të rreme dhe teorive të komplot, si ato kundër vaksinave.

 

Por janë mbi të gjitha përdorimet për shpërndarjen e drogës, dhunën në internet ose shpërndarjen e materialeve intime pa pëlqim ose pornografinë e fëmijëve që i bënë autoritetet të nisnin hetimet penale ndaj tij.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page