top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ÇFARË ËSHTË KONFERENCA E VEPRIMIT POLITIK KONSERVATIV (CPAC)? | MBLEDHJA GLOBALE E TË DJATHTËVE TË MBLEDHUR NGA PRESIDENTI TRAMP (TRUMP) E CILA DO TË MBAHET NË UASHINGTON PËR 3 DITË RESHT.

Writer: Agjencia Telegrafike VoxAgjencia Telegrafike Vox

Uashington, Amerikë | Konventa, e cila, do të mbahet të enjten deri të shtunën jashtë Uashingtonit, DC, e quan veten mbledhja më e madhe dhe më me ndikim e konservatorëve në botë në faqen e saj të internetit.

 

Përfaqësuesit më me ndikim të së djathtës amerikane do të mblidhen të enjten pranë Uashingtonit për konventën CPAC-ut, (Konferenca e Veprimit Politik Konservativ), një konventë konservatore treditore që do të festojë fitoren e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), epokën e re Maga, dhe do të kulmojë me fjalimin e presidentit republikan të shtunën.

 

Bashkohuni në mbledhjen më të madhe dhe më me ndikim të konservatorëve në botë ndërsa ne festojmë dhe shkojmë në punë”, shkruhet në faqen kryesore të faqes së internetit të konventës, e cila, feston fitoren e zgjedhjeve në nëntor.

 

Zëvendëspresidenti J.D. Vens (Vance) do të nisë festimet të enjten në mëngjes për të diskutuar muajin e parë të administratës së re Tramp, e cila, ka parë një mori urdhrash dhe masash ekzekutive ndonjëherë tronditëse, nga shtrëngimi i kufizimeve të imigracionit deri tek përfundimi i programeve të dizajnuara për të promovuar përfshirjen në administratë deri te goditja e atletëve transgjinorë në sportet e kolegjeve të grave.

 

Baza elektorale dhe politikanët më afër tij duartrokasin veprimet e para të shpejta dhe radikale të manjatit.

 

Në jetën time, që është gjysmë shekulli, ne konservatorët nuk kemi qenë kurrë më të emocionuar për të ardhmen”, tha të martën z. Kevin Roberts, president i institutit amerikan Heritage Foundation, i afërt me presidentin Danlld Tramp (Donald Trump).

 

Ky moment konservator është i papërmbajtshëm - tha ai - duke shtuar se do të jetë një shekull i mrekullueshëm”.

 

Përveç zv/presidentit J.D. Vens (Vance), në CPAC priten shumë zyrtarë nga administrata Tramp ose Kongresi, si këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë.

 

Presidenti argjentinas Javier Milei është planifikuar të flasë të shtunën.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page